E shtunë, 02 Maj 2026
Lajme

Lebron përballë kampionëve/ “Mbreti i basketbollit” udhëheq “Liqenasit” drejt suksesit

U mendua se ishte vendosur me shpatulla pas murit.

Lebron Xhejms sikur I ndjeu të 41 vitet e tij, ndërsa Hjuston Rokits fitoi dy ndeshje radhazi ndaj Los Anxhelos Lejkërsat në raundin e parë të plej ofit në NBA.

Gjithsesi, një kampion I madh nuk dorëzohet kurrë plotësisht, kur ka ende shpresë.

Kështu bëri edhe “Mbreti I basketbollit” që reagoi pikërisht në momentin e vështirë, dhe kur Lejkërsat rrezikonin të pësonin humbjen e tretë në seri, ndërsa luanin në Teksas.

Lebron shënoi 28 pikë, kapi 7 topa në tabela dhe shërbeu 8 asiste, në fitoren 98-78, tepër bindëse aq më tepër që ishte jashtë fushe.

Po ashtu, Xhejms humbi vetëm tri herë topin, pra duke qenë tepër I vëmendshëm, ndërsa do të duhet maksimumi I tij e ndoshta edhe më shumë në raundin tjetër kur përballë “Liqenasve” do të jetë kampionia Oklahoma.

Në mungesë të Luka Donçiçit që mund të kthehet shpejt, kapiteni I madh pati në krah Haçimurën me 21 pikë dhe 6 topa në tabela, Deandre Ejtonin me 16 topa në tabela, si dhe talentin tjetër të ekipit, Ostin Rivs që shënoi 15 pikë, ndërsa tashmë është kthyer plotësisht nga dëmtimi.

Hjustoni luajti shumë dobët këtë herë, sërish pa Kevin Durantin.

Zhgënjeu ylli turk, Alperen Shengyn me vetëm 17 pikë, edhe pse kapi 11 topa në tabela, ndërsa Tompson shënoi 18 pikë e kapi 8 topa në tabela.

Duke u gdirë e mërkura e ardhshme sipas orës së Shqipërisë, Lejkërsat dhe Lebroni do të nisin sfidën më të vështirë të sezonit, atë ndaj kampiones në fuqi dhe skuadrës më të mirë të edicionit të rregullt në NBA, Oklahomës.

Nëse do t’ia dalin, atëherë vërtet titulli do të jetë I mundshëm.

InfoShqip