Modelja, Hailey Bieber, tërhoqi vëmendjen në Instagram pasi publikoi disa fotografi ku shfaqet me reçipeta portokalli dhe pantallona të shkurtra, duke theksuar barkun e saj të tonifikuar.
Ajo i shoqëroi imazhet me mbishkrimin “nga mollë në portokall”.
Postimi mori reagime të shumta, përfshirë një koment flirtues nga mikja e saj e ngushtë, Kylie Jenner, e cila e krahasoi me personazhin Velma nga “Scooby-Doo”, duke e quajtur më “seksi”.
Ndërkohë, Bieber po shijon sukses edhe në biznes: marka e saj e kujdesit për lëkurën, Rhode, është përfshirë në listën e Time si një nga 100 kompanitë më me ndikim, shkruan DailyMail.
Ajo ka theksuar se synon ta zgjerojë më tej markën në nivel global, duke e konsideruar veten para së gjithash sipërmarrëse. /Telegrafi/
