
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj mosshqyrtimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duke theksuar se një situatë e tillë nuk mund të shihet vetëm si problem i jashtëm.
“Duhet të jesh një shtet i fyer nëse kërkesa për anëtarësim në Këshillin e Evropës nuk merret në konsideratë për kaq vite. Një injorim i tillë do t’i bëhej vetëm Koresë së Veriut. Kjo është mënyra se si Evropa e trajton Kosovën, duke mos e marrë fare parasysh aplikimin për Këshillin e Evropës”, deklaroi Hoxhaj, në Klan Kosova.
Sipas tij, ky trajtim është edhe pasojë e mungesës së seriozitetit të brendshëm institucional dhe e dështimeve të vazhdueshme në udhëheqjen e vendit gjatë viteve të fundit.
Hoxhaj thekson se pa një qasje më të përgjegjshme dhe pa vendime strategjike të qarta, Kosova rrezikon të mbetet jashtë proceseve të rëndësishme ndërkombëtare.
The post Hoxhaj: Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës u trajtua sikur të kishte aplikuar Koreja e Veriut appeared first on Gazeta Express.
