
Raportet nga Italia sugjerojnë se Milani mund të rikthehet për sulmuesin e Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta, gjatë afatit kalimtar veror, pasi agjenti i tij u pa në “San Siro” në barazimin 0-0 ndaj Juventusit në Serie A.
Milani kishte tentuar ta transferonte Matetan në janar dhe kishte arritur marrëveshje me Crystal Palace për rreth 30 milionë euro, por transferimi dështoi në momentet e fundit për shkak të problemeve të zbuluara gjatë testeve mjekësore.
U raportua se sulmuesi kishte një problem me gjurin, dhe më pas u konfirmua se disa ekspertë kishin dhënë opinione të ndryshme para se marrëveshja të prishej.
Trajneri i Crystal Palace, Oliver Glasner, pranoi se nuk ishte befasi e madhe që Mateta nuk e kaloi testin mjekësor, duke zbuluar se lojtari kishte luajtur për muaj të tërë me gju të enjtur.
Mateta vendosi të mos i nënshtrohej operacionit, pasi kjo ishte alternativa më e mirë për të qenë i gatshëm për Kupën e Botës 2026.
Pas rreth gjashtë javësh mungese për rikuperim, Jean-Philippe Mateta është rikthyer në formë, duke shënuar tre gola dhe dhënë një asist në nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Sipas “Calciomercato.com”, Milani mund të provojë sërish ta transferojë këtë verë. Prania e agjentit të tij, Paul Latouche, në tribunat e “San Siros” ka shtuar spekulimet. Raporti sugjeron gjithashtu se “Rossonerët” mund të negociojnë një çmim më të ulët këtë herë, pasi Mateta pritet të hyjë në vitin e fundit të kontratës me Crystal Palace kur të hapet merkatoja verore./GazetaExpress/
The post Milani mund të rikthejë interesimin për Matetën, pasi agjenti i tij ishte në “San Siro” appeared first on Gazeta Express.
