E diel, 03 Maj 2026
Lajme

SPAK: Asnjë kontroll Sokol Ballës

Prokuroria e Posaçme ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar këtë të shtunë nga televizioni Syri Tv, i cili pretendoi se SPAK ka ushtruar kontrolle në banesën e gazetarit Sokol Balla.

Zyra e shtypit e strukturës së posaçme, iu përgjigj zyrtarisht interesit të ABC News lidhur me këtë spekulim, duke thënë se banesa e shtetasit Sokol Balla nuk është kontrolluar nga SPAK.

“Në përgjigje të kërkesës suaj, Prokuroria e Posaçme nuk ka ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Sokol Balla.”, tha SPAK për televizionin ABC News.

Bazuar në këtë reagim, qartazi nuk ka patur asnjë kontroll apo veprim tjetër hetimor të kësaj natyre ndaj gazetarit Sokol Balla.

Televizioni i Sali Berishës, për të dytën herë ka baltosur figurën e Ballës, duke shpifur dhe dizinformuar publikun me lajme të pavërteta dhe spekulative.

InfoShqip