E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Skemë mashtrimi me SMS në veri, viktima humb 500 euro

723240 Mitrovice E VEriuttt

Një rast i mashtrimit është raportuar në rrugën “Çeta e Minatorëve” në Mitrovicë të Veriut, ku një qytetare ka rënë pre e një skeme përmes telefonit.

Ngjarja ka ndodhur dje në mesditë, kur ankuesja ka pranuar një mesazh në telefon, në të cilin i janë kërkuar të dhënat personale me arsyetimin se i kishte skaduar kartela bankare. Duke besuar në këtë informacion, ajo ka dërguar të dhënat e kartelës dhe numrin personal.

Pas një kohe të shkurtër, nga llogaria e saj janë tërhequr 500 euro. Lidhur me rastin, në konsultim me prokurorin është iniciuar hetimi dhe rasti mbetet nën procedura hetimore.

The post Skemë mashtrimi me SMS në veri, viktima humb 500 euro appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip