E diel, 03 Maj 2026
Lajme

A do të largohet prapë në huazim apo do të mbetet në skuadër? Reali vendosë rreth Endrickut

GOAL Blank WEB Facebook 2026 01 25T183105.210.png

Real Madridi kanë marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e Endrickut, duke përjashtuar çdo mundësi për një huazim tjetër apo shitje të përhershme.

Talenti brazilian do të rikthehet në “Bernabéu” këtë verë për të marrë një rol të rëndësishëm në ekipin e parë.

Pas një periudhe të suksesshme huazimi tek Olympique Lyonnais në Ligue 1, ku realizoi 7 gola dhe 6 asistime në 17 ndeshje, Endricku ka bindur drejtuesit madrilenë se është gati për një hap më të madh në karrierë.

Sipas raportimeve të “AS”, klubi i ka bërë të qartë lojtarit se do të ketë më shumë hapësirë dhe përgjegjësi në sezonin e ardhshëm.

Më herët gjatë sezonit, trajneri Xabi Alonso kishte preferuar t’i besonte talentit vendas Gonzalo García, çka bëri që Endricku të shtyhej drejt një huazimi.

Zgjedhja e Lyonit rezultoi e suksesshme, sidomos nën drejtimin e Paulo Fonseca, ku braziliani tregoi se mund të përballojë nivelin e lartë të futbollit evropian.

Në Madrid, Endricku pritet të ofrojë fleksibilitet taktik, duke luajtur si në krah, ashtu edhe si sulmues qendror.

Ai mund të formojë një treshe sulmuese me Kylian Mbappén dhe Vinícius Júniorin, por do të përballet me konkurrencë të fortë nga Rodrygo, Brahim Díaz dhe Franco Mastantuono.

Gjithashtu, Real Madridi e sheh Endrickun si alternativën kryesore për rolin e sulmuesit qendror pas Mbappé, duke i garantuar minuta të rëndësishme gjatë një sezoni të gjatë dhe të ngarkuar.

Forma e tij në Francë dhe zhvillimi i shpejtë kanë rritur besimin e klubit se ai mund të bëhet një nga figurat kyçe të së ardhmes në “Bernabéu”, duke kontribuar si me gola ashtu edhe me kreativitet në fazën ofensive./GazetaExpress/

The post A do të largohet prapë në huazim apo do të mbetet në skuadër? Reali vendosë rreth Endrickut appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip