
Livadhet e Ketit në Njësinë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit mbeten atraksioni më i madh turistik për momentin në të gjithë territorin e rrethit të Matit. Për shkak të moasivitetit të lules së poetit, apo sic njihet ndryshe “Narcissi i Poetit”, me dhjetra vizitorë nga qytete të ndryshme të shqipërisë por edhe vende të ndryshme të botës vijnë për të shijuar pamjen magjepsëse të kësaj zone. Edhe këtë vit vizitorët e shumtë nuk kanë munguar të cilët duan të shijojnë këtë natyrë të mrekullueshme.
Vizitorët në “Livadhet e Ketit” janë të shumtë, ndërsa shprehen se do të rikthehen dhe premtojne se do tjua sugjerojnë edhe të tjerëve.
“Unë kam ardhur nga athina, kjo është dicka shumë e bukur nuk e kam parë në asnjë vend tjetër, jam kënaqur shumë me këtë pamje kaq të bukur”, tha një turist.
“Unë jam Hilari nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kam jetuar në Shqipëri mbi një vit dhe e dua shumë këtë vend. Me pëlqen mikpritja, natyra e egër dhe çdo gjë që ka për të ofruar. Gjithmonë kam dashur të vij në Shqipëri Prej më shumë se një viti mbërrita këtu. Dhe doli që ishte gjithçka që kisha shpresuar. Dëgjova për “Livadhet e Ketit”. E kisha ruajtuar si vend për ta vizituar dhe më në fund jam këtu. Kam vizituar të gjithë shqipërinë. Kam qenë nga veriu në Shkodër deri në Sarandë në jug dhe Përmet në lindje”, shtoi një tjetër.
Vizitorët thonë se kanë mbetur të mahnitur nga pamja e mrekullueshme që të ofrohet jo vetëm nga masivi i dendur me “Lulen e Poetit”, por edhe Lugina e Matit.
“Është hera e parë dhe më ka lënë një përshtypje fantastike, vendi shumë I bukur, klima, fushat gjithcka. Jua rekomandoj të gjithëve të vini ta vizitoni është vend fantastik”.
“Vij nga Torana ështëë hera ime e parë që vij. Kisha dëgjuar nga rrjetet sociale, kemi kohë që bëjmë udhëtime në Shqipëri”.
“Kemi shumë dëshirë të izitojmë vende të ndryshme në shqipëri sidomos ato malore. Kemi kohë që e kemi në rrjetet sociale”.
“Unë jam nga Durrësi, kisha dëgjuar shumë dhe isha shumë kurioze. Kur jam përballur me këtë mrekulli është diçka që nuk do e harroj kurrë dhe do i rikthehem përsëri”.
“Livadhet e Ketit” mbajnë masivin më të madh me lulen e poetit në vendin tone, një lule që jeton rreth 1 muaj.
