E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Tërheqja e trupave nga Gjermania dërgon sinjal të gabuar ndaj Rusisë, thonë dy top republikanë në SHBA

745df6a0 46c6 11f1 8675 51b72e8f4a66.jpg

Dy ligjvënës të lartë republikanë amerikanë kanë kritikuar vendimin e Pentagonit për t’i tërhequr 5,000 trupa amerikane të stacionuara në Gjermani, duke thënë se kjo rrezikon ta minojë parandalimin dhe do të dërgojë sinjalin e gabuar ndaj Rusisë.

Roger Wicker dhe Mike Rogers, të cilët kryesojnë komitetet e shërbimeve të armatosura në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve respektivisht, thanë se në vend që të tërhiqeshin, ato trupa duhet të zhvendosen më në lindje, shkruan BBC.

Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, tha të premten se masa pasoi një rishikim të thelluar dhe pasqyronte “kërkesat dhe kushtet në terren”.

Të shtunën, Presidenti Donald Trump tha se mund të ketë shkurtime të mëtejshme, pa dhënë detaje. SHBA-ja ka më shumë se 36,000 trupa aktive në Gjermani.

The post Tërheqja e trupave nga Gjermania dërgon sinjal të gabuar ndaj Rusisë, thonë dy top republikanë në SHBA appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip