E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Aksidenti tragjik, policia e Durrësit: Arrestohet shoferi 57-vjeçar, fëmija i plagosur transportohet drejt Tiranës

Policia e Durrësit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me tragjedinë e ndodhur në lagjen nr.15 në Durrës, ku një automjet përplasi tre fëmijë të mitur, ku dy prej tyre humbën jetën.

I mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit, 57-vjeç është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al

InfoShqip