E diel, 03 Maj 2026
Lajme

SHBA rrezikoi të mbetet pa drejtim/ Chuck Grassley nuk u shfaq në darkën e korrespondentëve për të ruajtur zinxhirin e pushtetit

Shqetësime të mëdha u ngritën në rrethin politik në Uashington pas sulmit në darkën e korrespondentëve.

Si presidenti Donald Trump, ashtu edhe numri dy JD Vance ishin të pranishëm në një dhomë, por edhe drejtuesi I dhomës së përfaqësuesve gjithashtu, që do të thotë se në skenarin më të keq, vendi do   të mbetej pa një drejtues.

Por për këtë kishte menduar dikush tjetër. Senatori Chuck Grassley e la Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, duke qëndruar në shtëpi për të mbrojtur linjën e trashëgimisë nga katastrofa.

Republikani 92-vjeçar është i treti në radhë për presidencën – presidenti i përkohshëm i Senatit është vetëm pas zëvendëspresidentit presidentit dhe kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve – dhe personi me gradën më të lartë në radhën e pushtetut që nuk mori pjesë në festën gati tragjike.

Në një intervistë për The Post ai tha se nuk do të shkonte edhe nëse do e ftonin, për arsye që tashmë janë të kuptueshme.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u tha gazetarëve se në skenarin më të keq vendi nuk do të mbetej pa drejtues, pasi kishte disa zyrtarë në linjën e pushtetit që nuk ishin të pranishëm në darkë.

InfoShqip