Legjenda e Liverpoolit, Peter Crouch, ka hedhur idenë se klubi nga “Anfield” mund ta shohë Robert Lewandowskin si një zgjidhje të mundshme për problemet në sulm.
Liverpooli ka pasur vështirësi të mëdha para porte këtë sezon, me Hugo Ekitike që ka munguar për një periudhë të gjatë për shkak të lëndimit, ndërsa blerja rekord Alexander Isak ende nuk po arrin formën e duhur dhe po has probleme me vazhdimësinë.
Në këtë kontekst, Crouch beson se sulmuesi i Barcelonës, pavarësisht moshës, mund të jetë ende një opsion me vlerë të madhe falë përvojës dhe cilësisë së tij në nivel botëror.
“Është një lëvizje e mirë për Liverpoolin. Ai është lojtar i klasit botëror. Nuk është duke u bërë më i ri, por do të ishte një opsion fantastik”.
Ish-sulmuesi anglez theksoi gjithashtu se Liverpooli ka qenë larg garës për titull këtë sezon dhe se do të ketë nevojë për përforcime, por pa e përsëritur shpenzimin e madh të verës së kaluar.
“Kanë qenë shumë larg sfidës për titull këtë sezon, kështu që do të duhet të bëjnë disa afrime, por nuk mund të vazhdojnë të shpenzojnë ashtu siç bënë verën e kaluar”, shtoi ai.
Ndërkohë, gjasat më reale mbesin që polaku të rinovojë me Barcelonën edhe për një tjetër vit./Telegrafi/
