E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Tjetër aksident në Durrës/ Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe bie në humnerë, humb jetën 45 vjeçari

Një tjetër aksident me pasojë vdekje është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kepit të Rodonit, ku një 45-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në humnerë teksa drejtonte një motomjet. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit, duke përfunduar jashtë rruge.

Policia është ne vendit të ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e viktimës.  / abcnews.al /

InfoShqip