
Një vetaksident me motoçikletë ka ndodhur në Pejë të dielën rreth orës 17:10.
Dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Spitalin e Rajonal të Pejës, njëri nga ta për shkak të lëndimeve është dërguar më pas në QKUK.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.
“Sot rreth orës 17:10, Policia është njoftuar për nje vetaksident me motoçikletë i cili ka ndodhur në rrugen ‘ Perandori Justinian’ në Pejë, si pasojë 2 persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar ne spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të lenduarit për shkak të natyrës së lendimeve është dërguar ne QKUK-Prishtinë”, ka thënë ai. /Gazeta Express
The post Vetaksident me motoçikletë në Pejë, lëndohen dy persona appeared first on Gazeta Express.
