E hënë, 04 Maj 2026
Lajme

Prishtina Mall sjell për herë të parë në Kosovë teknologjinë e NASA-s dhe Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA)

Image

Prishtina Mall sjell një nga eksperiencat më unike edukative dhe argëtuese për fëmijë. Duke filluar nga 9 Maji deri më 28 Qershor, vizitorët do të kenë mundësinë të përjetojnë nga afër botën e hapësirës përmes një ekspozite speciale inspiruar nga teknologjia e NASA-s dhe Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA).

Kjo eksperiencë inovative vjen për herë të parë në Kosovë dhe synon të zgjojë kureshtjen, imagjinatën dhe ëndrrat e fëmijëve për universin dhe eksplorimin hapësinor.

Nën moton “Kërkohen astronautët e parë”, aktiviteti është dedikuar për fëmijët e moshës 5–12 vjeç, duke i ftuar ata të bëhen pjesë e një aventure edukative dhe interaktive, ku do të mund të eksplorojnë teknologjinë, shkencën dhe misteret e galaktikës.

“Të vegjël në moshë, por të mëdhenj në ëndrra” është mesazhi që përcjell kjo eksperiencë, e cila kombinon edukimin dhe argëtimin në një ambient inspirues për të gjithë familjen.

Ekspozita do të mbahet në Hyrjen Lindore të Prishtina Mall dhe hyrja do të jetë falas për të gjithë vizitorët.

Data: 9 Maj – 28 Qershor
Lokacioni: Hyrja Lindore, Prishtina Mall

Hyrja Falas

Të gjitha shkollat e interesuara duhet të rezervojnë paraprakisht kohën dhe datën e vizitës, pasi vendet janë të limituara. Për rezervime, ju lutem kontaktoni në schoolvisits@prishtinamall.com ose në numrin 049 967 507.

Prishtina Mall vazhdon të sjellë aktivitete inovative dhe përvoja unike për komunitetin, duke krijuar hapësira ku edukimi, argëtimi dhe kreativiteti bashkohen në një eksperiencë të paharrueshme.

InfoShqip