E hënë, 04 Maj 2026
Lajme

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se kanë interceptuar tri raketa nga Irani

Image

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe tha të hënën se ka interceptuar tri raketa nga Irani mbi ujërat territoriale të vendit, ndërsa një raketë e katërt ra në det.

Këto janë interceptimet e para të raketave që kur Emiratet e Bashkuara Arabe shpallën hapësirën e tyre ajrore të lirë nga kërcënimet më 9 prill, që përkon me fillimin e armëpushimit SHBA-Iran, transmeton Telegrafi.

“U zbuluan katër raketa lundrimi që vinin nga Irani drejt vendit. Tre raketa u kapur me sukses mbi ujërat territoriale të vendit, ndërsa një tjetër ra në det”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Emiratet e Bashkuara Arabe dërguan alarme në telefonat celularë duke paralajmëruar për kërcënime të mundshme me raketa në të gjithë emiratet e shumta, përfshirë Dubain dhe kryeqytetin Abu Dhabi.

Përpara kapjes, Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore po i përgjigjeshin një kërcënimi me raketa, duke i nxitur qytetarët të qëndronin në “një vend të sigurt”. /Telegrafi/

InfoShqip