Dy verdiktet kryesore të sezonit u dhanë.
Ishin vetë skuadrat që ia dolën, ato që vendosën për fatin e tyre, dhe tashmë fakti është që Skënderbeu e Laçi do të luajnë në Superligë sezonin që vjen.
Dy skuadrat e vendeve të para në Kategorinë e Parë I fituan edhe ndeshjet e tyre të javës së 31-të, ndërsa mbeten edhe dy raunde deri në fund.
Laçi e pati një finale ndaj Pogradecit, që shpresonte të ishte ai I dyti pasi diferenca mes rivalëve ishte vetëm tri pikë.
Kurbinasit ia dolën 2-0 dhe e merituan në një ndeshje të ashpër, të ndihmuar nga një numër I madh tifozësh.
Të huajt Bibo e Xhakpona, siç është normale tani në Superligë, por edhe në Kategorinë e parë, shënuan golat, nga një në secilën pjesë loje.
Pogradecarët pretenduan në pjesën e parë për penallti, por atë e morën më vonë.
Për fat të keq, kapiteni Zguro nuk mundi të shënonte,
Tensioni e polemikat u rritën pas pushimit, kur një 11-metërsh u dha për Laçin, por më pas gjyqtari më pas e ktheu vendimin dhe dha karton të kuq për Myrtën për simulim.
Edhe Pogradeci e mbylli me 10 lojtarë pasi në fund Abazaj u përjashtua me të kuq.
Në ndeshjen tjetër, Skënderbeu mundi 4-0 Kastriotin në Korçë, me gola nga Nasr dy herë, Janari dhe Gjinollari që shkaktoi autogol.
Pas 31 javës në Kategorinë e Parë, Skënderbeu ka 76 pikë ndaj 73 të Laçit, ndërsa Pogradeci mbeti në 67 e do të duhet ta synojë Superligën me anë të plej ofi.