analisti politik Blagojçe Atanasoski thotë se është e vështirë të arrihet një përparim pozitiv në marrëdhëniet me Bullgarinë, të paktën në fushën e historisë.
“Nuk mund të gjejmë pajtim kur bëhet fjalë për historinë, sepse nuk po flasim për kombe dhe shoqëri të pjekura evropiane dhe të civilizuara, si Gjermania dhe Franca, ku dallimet në të kaluarën janë shndërruar në një mundësi për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët në BE”, thotë analisti politik Blagojçe Atanasoski në lidhje me marrëdhëniet Maqedoni e Veriut-Bullgar dhe nëse Goce Dellçev do të vazhdojë të jetë një “pengesë” midis dy vendeve.
Ai thekson se ne jemi shoqëri ballkanike, nacionaliste dhe rudimentare kur bëhet fjalë për interpretimin e figurave, ngjarjeve dhe veprave historike.
Sipas tij, në vendin tonë historia gjithmonë shkakton reagime të forta, emocionale tek qytetarët, dhe për këtë arsye elitat politike, veçanërisht ato çështje që lidhen me historinë, shpesh i keqpërdorin ato me vetëdije.
Atanasovski në “Alsat”, duke folur për provimin e jurisprudencës në shqip, theksoi se kjo çështje duhet patjetër të zgjidhet në frymën e një shoqërie multietnike, pasi sipas tij, në të kundërtën rrezikojmë të përfundojmë si Bosnje Hercegovina, Qipro apo Libani, ku bashkësitë e ndryshme etnike janë të ndara brenda shteteve.
Ai nënvizoi se për fat të mirë në vendin tonë funksionohet përmes një modeli specifik që vjen si rezultat i Marrëveshjes Korrnizë të Ohrit dhe sipas saj duhet të zgjidhen temat etnike.
“Nëse nuk komunikojmë kështu, bashkësitë e ndryshme etnike nëse nuk komunikojnë përmes një dialogu të përbashkët social, rrezikojmë të përfundojmë në shoqëri të ndarë të tipit të Bosnjë dhe Hercegovinës, të tipit të Qipros, Libanit, ose shembuj të ngjashëm të rajonit më të largët, ku bashkësitë e ndryshme etnike janë të ndara brenda në ato shtete. Për fat të mirë në Maqedoni akoma jetojmë në një shtet unitar, përmes një modeli specifik të sistemit politik, që është bërë me marrëveshjen kornizë të Ohrit dhe mbi baza të atij modeli gjithmonë temat etnike duhet të zgjidhen përmes një dialogu të brendshëm të civilizuar” nënvizoi Atanasovski./Alsat//Telegrafi/
