Ervin Salianji deklaroi në Real Story se opozita dhe Shqipëria po përballen me një situatë të vështirë për shkak të, sipas tij, bllokimit që po i bën Sali Berisha Partisë Demokratike. Ai akuzoi për një “bashkëdrejtim të regjimit”, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për pengesë vetëm nga qeveria, por për një kontroll të brendshëm që e mban PD-në të “penguar”.
Salianji paralajmëroi se kjo situatë do të sjellë reagime të reja brenda partisë, pasi, sipas tij, është bërë e qartë se me këtë model nuk mund të ketë fitore përballë Edi Rama.
“Ka një fatkeqësi për Shqipërinë dhe për opozitën sepse, Po do të marrë kohë ndryshimi për shkak të bllokimit që po i bën Sali Berisha, po unë qartësisht tani e kam ekspozar dhe është rrëzuar e gjithë narrativa e gënjeshtërt e tij që këtu po themi pengesë është vetëm qeveria. Këtu pengesë është bashkëdrejtimi i regjimit përmes Sali Berishës, dhe kjo tani është e qartë. Edhe këto elementët që ju thoni nëse bënte sikur po them në gjuhë popullore, i ‘hidhte hi’ syve shqiptarëve që jo po hapja jo po ktu, është e qartë që këtu nuk është një grusht shteti, po grusht partiak për ta mbajtur PD peng.
Dhe unë po ju them edhe një element tjetër që shumë shpejt do të ndodhë, mbytja që po i bëhet PD në këtë lloj forme do të sjellë me kohën reagime të tjera. Pra, shumë njerëz që janë aty tani e kanë kuptuar qartësisht se cfarë i pret Nuk ka fitore. E di si është kjo është si një kooperativë tani, po kooperativat janë shtetërore, por pot hemi si një lloj SHPK-je, që po do puno te pronari, po ky është skllavo pronar dhe do skllevër.
Se punëtori ka disa të drejta, ka kontratë pune, po ky nuk ka as kontratë pune ky është skllavo pronari që mendon se këta që i kanë skellevër po thanë ndonjë gjë, edhe I fshikullon. Kështuqë kjo tani është qartësisht e ekspozuar se kishte dilema jo po ky është .. viktimizohej deri tani. “ / abcnews.al /
