E hënë, 20 Prill 2026
Të Fundit
Lajme

Dhunë në derbin e madh të Paraguajit, tifozët e mbajnë si mburojë një polic, qëllohen me plumba gome

Përdorimi i gazit lotsjellës detyroi shumë tifozë të futeshin në fushë për t’i shpëtuar kaosit, ndërsa lojtarët e Cerro Porteño, përfshirë Juan Iturbe, tentuan të ndihmonin duke hedhur shishe uji drejt tribunave.

Për shkak të mungesës së sigurisë minimale, drejtori i ndeshjes në Federatën e Futbollit të Paraguait, Michel Sanchez, njoftoi shtyrjen përfundimtare të sfidës.

Në vendngjarje ndërhynë edhe ambulanca, zjarrfikës dhe ekipe mjekësore për të trajtuar të plagosurit.

Më shumë se 3,500 efektivë policie ishin angazhuar për sigurinë e kësaj përballjeje, por situata doli jashtë kontrollit.

Në momentin e ndërprerjes, rezultati mbetej i barabartë, ndërsa Club Olimpia kryesonte renditjen e kampionatit Apertura me 39 pikë, përpara Cerro Porteño me 33 pikë.

InfoShqip