
Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Nikoll Radaçin, autori i aksidentit fatal me pasojë vdekjen e 2 fëmijëve dhe plagosjen e një tjetri 2 ditë më parë në Durrës.
Radaçi mbërriti në ambientet e gjykatës nën masa të rrepta sigurie.
I arrestuari nuk ka folur fare gjatë seancës gjyqësore, ndërsa gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg ndaj tij, raporton Euro News
The post Tragjedia në Durrës, gjykata cakton arrest me burg për Nikoll Radaçin appeared first on Gazeta Express.
