E premte, 08 Maj 2026
Lajme

“Një nga më modernet në botë”, ambasada e SHBA’së kujton 11 vjetorin e vendosjes së gurthemelit të objektit

689470875 1360403519452031 7810591437369929578 N

Ambasada amerikane në Kosovë sot kujtoi hedhjen e gurthemelit të parë për ndërtimin e objektit të ambasadës në Prishtinë 11 vjet më parë.

Ambasada tha se Kosova ka një nga ndërtesat më moderne të ambasadave amerikane në botë dhe këtë e quajti simbolikë të një partneriteti mes të dyja vendeve.

“Në këtë ditë, 11 vite më parë, Shtetet e Bashkuara zyrtarisht hodhën themelet për kompleksin e ri të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë. Kosova ka një nga ndërtesat më moderne dhe më të avancuara të ambasadave amerikane në botë – një simbol i partneritetit diplomatik dhe bashkëpunimit mes dy vendeve tona”, shkroi ambasada.

Ajo shtoi se dizajni inovativ dhe i sigurt i ndërtesës përfshiu shumë punëtorë dhe arkitektë vendorë gjatë procesit të ndërtimit.

The post “Një nga më modernet në botë”, ambasada e SHBA’së kujton 11 vjetorin e vendosjes së gurthemelit të objektit appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip