E martë, 05 Maj 2026
Lajme

Mbledhja e LDK, Lushaku: Do të diskutojmë për listën e LDK’së dhe ardhjen eventuale të Vjosës, bashkimin e madh…

Jehona Lushaku E1669833020200

Ish-shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, pak para nisjes së mbledhjes së Kryesisë të kësaj partie ka konfirmuar se do të diskutojnë rreth bashkëpunimit me Vjosa Osmanin, si dhe për raportin me Përparim Ramën.

Ajo tha se në këtë mbledhje do të flasin për aktualitetet politike, ndërsa në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, Lushaku pohoi se do të flasin për këto tema.

“Aktualitet politik a është Vjosa Osmani?”, u pyet ajo.

“Është”.

“Po çështja e Përparim Ramës?”, u pyet sërish nga gazetarët.

“Janë çështje. Të gjitha këto çështje që do t’i diskutojmë janë çështje partiake”./Express/

The post Mbledhja e LDK, Lushaku: Do të diskutojmë për listën e LDK’së dhe ardhjen eventuale të Vjosës, bashkimin e madh… appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip