E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

U shkarkua nga vetingu në Shqipëri, ish-gjyqtari Ervin Metalla fiton në Strasburg

Konferenca Ervin Metalla 1

Ish-gjyqtari shqiptar Ervin Metalla, i cili ishte shkarkuar nga detyra, ka fituar në Strasburg. Mësohet se vendimi për shkarkimin ka qenë jo proporcional dhe në shkelje të nenit 8 të KEDNJ.

Në atë kohë nga hetimet e KPK-së, gjyqtari rezultonte se kishte pasur probleme me një kredi që e kishte marrë për apartament dhe më pas e kishte kaluar atë në emër të vëllait të tij, për të përfituar një kredi të butë.

Vet gjyqtari kishte deklaruar se me shumën e marrë nga kredia, kishte blerë një apartament.
Ndërkohë, KPK ka konstatuar se Metalla gjatë kohës që ka qenë gjyqtar ka përfaqësuar në Strasburg një kompani, në kundërshtim me ligjin.

The post U shkarkua nga vetingu në Shqipëri, ish-gjyqtari Ervin Metalla fiton në Strasburg appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip