
Kreu i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, pas arritjes së koalicionit qeverisës me PDK’në në Prishtinë, tashmë ka nisur edhe ndryshimet nëpër drejtori, shkruan Express.
Sot Rama ia ka përfunduar mandatin edhe drejtorit të Arsimit, Samir Shahini. Këtë e ka konfirmuar vetë Shahini në profilin e tij në ‘facebook’
“ Të nderuar qytetarë, kolegë drejtora, mësimdhënës e staf të shkollave, të respektuar prindër e të dashur nxënës,
Me vendim të Kryetarit të Kryeqytetit, mandati im si Drejtor i Arsimit përfundon këtu.
Një gjë dua ta them qartë: puna që kemi nisur nuk ishte e zakonshme dhe nuk duhet të trajtohet si e tillë”, ka shkruar ai.
Ndërsa, dje është shkarkuar Sokol Havolli, drejtor i Investimeve Kapitale në kryeqytet. LDK me një komunikatë për media është distancuar nga koalicioni i Ramës me PDK’në për kryeqytetin./Express/
The post Perparim Rama e shkarkon edhe një drejtor të komunës pas lidhjes së koalicionit me PDK-në appeared first on Gazeta Express.
