E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Berisha, zyrtarisht pa garë/ Nuk ka zgjedhje, kryesia e PD: Kandidat i vetëm për kryetar në 23 maj

Me unanimitet të plotë, njëzëri, pa asnjë votë kundër, Kryesia e Partisë Demokratike miratoi Sali Berishën si kandidatin e vetëm për kryetar të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 majit.

“Me unanimitet të plotë, njëzëri, Kryesia miratoi vendimin e KOKOE për kandidaturën e Sali Berishën për kryetar të PD në zgjedhjet e 23 majit”

Kaso tha se ndonëse vendimi i KOKOE u miratua, në mbledhje u diskutuan edhe pretendentët e tjerë për kandidatura. Por tashmë është e qartë, Ervin Salianji përfundimisht është i përjashtuar.

“Përsa i përket kandidaturës së ish-deputetit Salianji, i cili ishte një nga kandidaturat të cilat mediatikisht është promovuar si kandidaturë ose aplikim i vlefshëm në garën për kryetar të Partisë Demokratike, KOKOE-ja vlerësoi se ky kandidat nuk plotëson kushtin thelbësor, atë të qenies anëtar i Partisë Demokratike, pasi me veprimet e tija dhe me aktet e veta politike, është në shkelje të Kodit të Etikës së Partisë Demokratike, nenit 10 të tij, si dhe të nenit 24 të statutit të Partisë Demokratike, përsa i përket lidhjeve të papërshtatshme me eksponentë të krimit të organizuar, çka e bëjnë automatikisht jo anëtar të Partisë Demokratike.”

Kurse e skualifikuara Mereme Sela, e cila ka paditur Berishën, ka bërë gabim shumë të rëndë. Duhet të kishte pyetur më parë partinë.

“Sigurisht ankimimi i drejtpërsëdrejti në gjykatë, në qoftë se është kjo që ka ndodhur, nuk është rruga e duhur statutore, pasi statuti parashikon që në këto raste ankimimi i drejtohet së pari gjykatës së partisë dhe mbas ezaurimit të kësaj rruge administrative, eventualisht çështja mund të bëhet objekt shqyrtimi edhe gjyqësor.”

Dikur Shqipëria kishte Enver Hoxhën, që garonte me veten, sot PD ka Sali Berishën. Por historia perseritet gjithmone ne menyre komike. Ndaj i pari qe ja vuri re ngjashmerine ishte militanti me vip i PD.

Tani gjithcka mbaroi. Takimi i radhes eshte te premten ne proteste. Ndoshta raporti i PE i hoqi motivet e protestes, por se paku ne tete maj sali berisha mund te mbledhe militantet te festojne zgjedhjen e tij si mbret me kurore e nje partie qe lindi demokratike e po shuhet si firme ndertimi.   / abcnews.al /

InfoShqip