E martë, 05 Maj 2026
Lajme

Georgina Rodriguez spikat me elegancë artistike në Met Gala 2026

Georgina

Georgina Rodriguez tërhoqi vëmendjen në Met Gala 2026 me një paraqitje elegante dhe të kuruar në detaj, duke u shfaqur me një fustan në nuanca akuamarin/jeshile të kombinuar me një vello të gjatë.

Zgjedhja e saj u interpretua si një reflektim i kodit të mbrëmjes “Fashion is Art”.

Kjo ishte pjesëmarrja e dytë e modeles në eventin më prestigjioz të modës në Nju Jork. Një vit më parë, ajo debutoi me një krijim nga Vetements, me një stil më minimalist, ndërsa këtë herë u paraqit më e guximshme me një dizajn të Ludovic de Saint Sernin.

Fustani i saj për këtë edicion u karakterizua nga detaje të rafinuara, përfshirë vello prej rrjete, motive trëndafilash të qëndisura dhe një bisht të gjatë. Pamja u kompletua me aksesorë rreth krahut dhe flokë të stiluar në onde të buta, duke krijuar një siluetë harmonike dhe moderne.

Një natë para eventit, Rodriguez u pa në një festë në Nju Jork të organizuar nga Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, ku zgjodhi një stil më të thjeshtë me fustan të zi dhe xhaketë sateni.

Prania e saj e vazhdueshme në evente të rëndësishme të modës dhe pjesëmarrja në javët ndërkombëtare të modës, si e ftuar e shtëpive të njohura si Gucci, Valentino dhe Coperni, konfirmojnë pozicionimin e saj gjithnjë e më të konsoliduar në industrinë e modës. /GazetaExpress/

Georgina 6
Georgina 8
Georgina 10
Georgina 9

The post Georgina Rodriguez spikat me elegancë artistike në Met Gala 2026 appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip