Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka siguruar të gjithë qytetarët se fluturimet do vijojnë normalisht dhe nuk ka mungesë karburanti.
Në një njoftim zyrtar thuhet se të gjitha operimet po zhvillohen sipas planifikimit, ndërsa furnizimi me karburant garanton vazhdimësi të plotë dhe të sigurt të shërbimit për të gjitha linjat ajrore.
Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë edhe Bashkimi Europian u bëri thirrje turistëve dhe udhëtarëve që të vazhdojnë me planet e tyre të pushimeve dhe udhëtimeve, pasi nuk ka mungesë karburanti për avionë dhe se ata do të mbrohen në rast se do të ketë ndonjë ndërprerje.
Për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme ka pasur një rritje të ndjeshme të kostove të karburantit çka ka bërë që shumë komani të mëdha të kufizojnë disa fluturime kombëtare.
