E premte, 08 Maj 2026
Lajme

VIDEO/ Sulm rus në Ukrainë, të paktën katër të vrarë

Të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi rus në qytetin Dnipro, në Ukrainën qendrore. Lajmi u bë i ditur nga Presidenti Volodymyr Zelensky.

“Në këtë fazë, ka katër të vdekur”, deklaroi Zelensky, duke saktësuar se forcat ruse e goditën qytetin edhe gjatë orëve të vona të natës së së martës.

Sipas autoriteteve ukrainase, sulme të tjera vdekjeprurëse janë regjistruar më herët gjatë ditës edhe në Zaporizhia, Poltava dhe Kramatorsk, duke treguar për një përshkallëzim të goditjeve në disa zona të vendit.

 

InfoShqip