E hënë, 20 Prill 2026
Të Fundit
Lajme

“Bllokada amerikane, dëm ekonomik në Iran”, Krisafi: Qëllimi i Amerikës, ta bëjë Hormuzin të parëndësishëm

Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Ledion Krisafi, i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, ka komentuar zhvillimet e fundit të konfliktit në Lindjen e Mesme mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, duke theksuar se situata mbetet tejet e tensionuar dhe me pasoja të rënda për palët e përfshira.

Sipas tij, Irani po përpiqet të shpëtojë çfarë është e mundur nga kjo përballje, ndërsa SHBA-ja ka objektiva më të qarta dhe tashmë i konsideron të arritura disa prej tyre në terren.

Krisafi nënvizon se bllokada amerikane në ngushticën e Hormuzit po i shkakton dëme të mëdha ekonomike dhe strategjike Iranit, duke e vënë atë në një pozitë të vështirë, ndërkohë që Uashingtoni synon të zbehë rëndësinë e kësaj rruge kyçe tregtare në të ardhmen.

“Irani është duke u munduar që të shpëtojë çfarë të shpëtojë nga kjo situatën kurse SHBA janë më të qarta nga ajo se çfarë duan nga kjo marrëveshje. Objektivat e tyre përforcohen, është se luftën në terren e fituan. Iranin e ndëshkuan. Bllokada amerikane e Hormuzit, po i shkakton një dëm të jashtëzakonshëm ekonomik.

Irani jo vetëm është duke humbur nga ana financiare, por edhe nga ana strategjike. Një nga qëllimet e Amerikës është që jo vetëm të mbyllin Hormuzin, por të nxisin rrugë të tjera duke e bërë më vonë Hormuzin shumë të parëndësishme. Marrëveshja 20 vjeçare që synon të bëhet, pas dy vitesh mund të jetë nul. Negociatat priteshin që të kishin deklarata kontradiktore, pasi janë dy shtete që nuk kanë folur për një kohë të gjatë. Po mundojnë që të marrin sa më shumë ndihma nga Rusia dhe Kina. Kjo është një ndihmë për të fituar sa më shumë kohë.

Bllokada amerikane e ka vendosur në shumë vështirësi Iranin. Në Iran mund të kemi një gjysmë ndryshim të regjimit. Vetë frika e eliminimit ekziston për këtë elitë të mbetur nga Irani. Që të dy këta që po negociojnë për momentin kanë qenë më parë shënjestër e SHBA për eliminim. Kurse qëndrimi i Gardës Revolucionare të Iranit është që të vazhdojmë luftën.

Pra këto dy lloj përplasje brenda Iranit ekzistojnë. Nuk është aq e lehtë që të arrijmë një marrëveshje brenda Iranit dhe më pas me Amerikën. Ajo që mund të ndodhë është që Irani mund të heqë dorë për disa vite nga programi bërthamore. Logjika thotë që iranianët mund të marrin diçka më shumë në tavolinë, se sa në terren”, tha Ledion Krisafi.

InfoShqip