E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

A do të hyjë VV në koalicione? Flet Enver Dugolli

Vv

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka deklaruar se është ende herët për të diskutuar rreth mundësive të koalicioneve parazgjedhore, duke theksuar se vendimmarrja i takon organeve zyrtare të partisë.

Dugolli u shpreh se çështje të tilla nuk mund të trajtohen në nivel individual, por vetëm përmes strukturave të brendshme të partisë, konkretisht Kryesisë.

“Nuk e di, është herët për të diskutuar rreth kësaj çështje, janë organet e partisë, kryesia që vendos për këtë. Po natyrisht që do të ketë mbledhje të Kryesisë këto dy ditë”, ka deklaruar Dugolli për FrontOnline.

The post A do të hyjë VV në koalicione? Flet Enver Dugolli appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip