E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Tritoli te biznesi i tij në Durrës/ Noizy në Gjykatën e Posaçme, përballet me Laert Haxhiun

Rigles Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy është paraqitur në Gjykatën e Posaçme, lidhur me procesin ndaj Laert Haxhiut, si viktimë e veprës penale.

Përveç Noizyt, pjesë e procesit mund të bëhet edhe babai i tij Bashkimi.

Rreth 100 gr tritol shpërtheu në biznesin e Noizy në qershor të vitit 2022. Dëmet materiale në dyqanin e veshjeve dhe lokalin që ndodhen në katin e parë e të dytë të një pallati pranë zonës bregdetare të Durrësit ishin të mëdha. Lënda plasëse ishte vendosur në murin e jashtëm të biznesit dhe ishte ndezur me fitil përcjellës.

SPAK dhe i penduari i drejtësisë, Artan Tafani zbuluan së tritoli ishte vendosur me urdhër të Laert Haxhiut si për përgjigje për dhunimin e shokut të tij, Kleviol Ahemeti nga shokët e Noizyt./abcnews.al

InfoShqip