E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Horoskopi maj 2026 / Energjitë e reja hapin dyer të papritura, ç’zbulon fati…

Në lidhje direkte me “ABC e Mëngjesit”, parashikuesja misterioze Fortuna Major sjell leximin e saj për muajin maj, një periudhë që, sipas saj, mbart energji të forta transformimi, vendimesh dhe kthesash të papritura. Sipas tarotit, maji nuk është një muaj i zakonshëm. Ai vjen si një moment reflektimi dhe veprimi njëkohësisht, një pikë ku shumë njerëz do të ndihen të shtyrë të mbyllin kapituj të vjetër dhe të hapin rrugë të reja.

Dashuria dhe marrëdhëniet
Energjitë e këtij muaji vendosin në provë ndjenjat. Për disa shenja, maji sjell afrime të papritura dhe rikthime emocionale, ndërsa për të tjerë është koha për të marrë vendime të forta. Horoskopi sugjeron sinqeritet dhe guxim: marrëdhëniet që kanë bazë të fortë do të forcohen, ndërsa ato të brishta mund të përfundojnë.

Karriera dhe financat

Ky është një muaj lëvizjesh. Mundësi të reja, oferta pune apo projekte që duken të papritura mund të shfaqen papritur. Por letrat paralajmërojnë: çdo hap duhet menduar mirë. Vendimet e marra në maj mund të kenë ndikim afatgjatë në rrugëtimin profesional.

Energjia e përgjithshme
Horoskopi flet për një kombinim sfidash dhe mundësish të arta. Intuita do të jetë udhërrëfyesi më i mire, ata që do ta dëgjojnë zërin e brendshëm do të arrijnë të bëjnë zgjedhjet e duhura. Është një muaj që kërkon balancë mes arsyes dhe ndjenjës.

Mesazhi për secilën shenjë
Sipas Fortuna Major, çdo shenjë do të përballet me një provë specifike, por edhe me një mundësi për rritje. Disa do të përjetojnë ngritje të forta, ndërsa të tjerët do të duhet të kalojnë përmes sfidave për të arritur një nivel të ri. Në thelb, maji 2026 vjen si një kapitull i ri: një muaj që nuk premton rehati, por ndryshim. Dhe për ata që janë gati ta përqafojnë, mund të kthehet në një nga periudhat më vendimtare të vitit.

InfoShqip