E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Drejtonin makinën në gjendje të dehur, arrestohen dy persona në Bulqizë

Screenshot 1 710x400

Policia e Bulqizës ka vënë në pranga dy persona, të cilët drejtonin makinën në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë: 

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore si dhe për evidentimin dhe ndalimin e personave që drejtojnë automjetet nën efektin e alkoolit, duke u bërë burim rreziku për përdoruesit e rrugës, në qytetin e Bulqizës arrestuan në flagrancë shtetasit:

-R. B., 40 vjeç, banues në fshatin Martanesh;
-Sh. Sh., 52 vjeç, banues në Bulqizë.

Pas kryerjes së testit të alkoolit, këta shtetas rezultuan se drejtonin automjetet në gjendje të dehur, përkatësisht
shtetasi R. B. me masën 0.84 mg/l,
shtetasi Sh. Sh. me masën 0.53 mg/l.

InfoShqip