
Drita mund të shpallet kampione e Kosovës këtë të shtunë, duke e mbrojtur titullin e kampiones.
Gjilanasit aktualisht i kanë 8 pikë më shumë se ndjekësi kryesor, Ballkani, katër xhiro pa përfunduar sezoni, shkruan “Gazeta Express”.
Dhe, një fitore eventuale e tyre do ta ngriste në 11 pikë avantazhin ndaj ekipit Portokalli, me tri xhiro të mbetura, çka do të nënkuptonte se ekipi Bardhekaltër do të ishte edhe matematikisht kampion i Kosovës.
Për këtë, tifozët e Dritës, “Intelektualët” kanë nisur të organizohen për sfidën më të madhe të sezonit.
Ata ju kanë bërë ftesë të gjithë tifozëve të Dritës që të shtunën të mblidhen bashkë, të marshojnë, të ecin, të këndojnë dhe të festojnë së bashku, të mobilizuar dhe më të fortë se kurrë.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e tifozëve zyrtarë të Dritës, të cilët njihen për organizimin dhe për spektaklin që e dhurojnë. /Gazeta Express
The post Drita mund të shpallet kampione të shtunën, “Intelektualët” po përgatiten për spektakël dhe festë appeared first on Gazeta Express.
