E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Vendim i ri i qeverisë për sanksione ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, Palatova mirëpret linjëzimin vullnetar me politikat e BE

672683134 34823362167307807 4740561829479690854 N

Qeveria në detyrë e Kosovës dje ka miratuar një vendim për ndryshimin dhe plotësimin e një vendimi të mëhershëm për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare “me qëllim të linjëzimit të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) të Bashkimit Europian”.

Ky vendim u mirëprit nga ushtruesja e detyrës e shefes së misionit të BE’së në Kosovë, Eva Palatová.

“Përafrimi në rritje, vullnetar i Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së është një sinjal i fortë dhe i mirëpritur i përkushtimit të saj ndaj vlerave të përbashkëta dhe integrimit. E mirëpres vendimin e fundit të qeverisë për t’u përafruar me më shumë sanksione dhe deklarata politike të BE-së, përfshirë ato ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë”, shkroi ajo.

The post Vendim i ri i qeverisë për sanksione ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, Palatova mirëpret linjëzimin vullnetar me politikat e BE appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip