
FIFA e ka marrë një vendim disiplinor ndaj sulmuesit të Benficas, Gianluca Prestianni, pas incidentit të ndodhur në Champions League ndaj Real Madridit, ku ai ishte përfshirë në ofendime me natyrë homofobike ndaj Vinícius Júnior.
Sipas vendimit, lojtari argjentinas është dënuar nga UEFA me një pezullim prej disa ndeshjesh, pas sjelljes së tij në duelin me Realin, ku u regjistruan fyerje dhe një përplasje e ashpër me sulmuesin brazilian, shkruan “Gazeta Express”.
Tani FIFA ka vendosur ta zgjasë këtë ndëshkim edhe në nivel ndërkombëtar, duke e bërë atë të vlefshëm edhe për Kupën e Botës 2026, që do të thotë se Prestianni do të humbasë ndeshje të rëndësishme nëse ftohet në Kombëtaren e Argjentinës.
Incidenti kishte ndodhur gjatë një ndeshjeje të Championsit mes Benficas dhe Real Madridit, ku përplasja verbale mes lojtarëve çoi edhe në ndërprerje të përkohshme të lojës dhe aktivizim të protokollit kundër diskriminimit.
UEFA fillimisht e kishte dënuar lojtarin me disa ndeshje pezullim, duke e cilësuar sjelljen e tij si diskriminuese, ndërsa FIFA tani e ka bërë këtë masë të vlefshme globalisht, duke e shtrirë ndikimin e saj edhe në kompeticionet e ardhshme ndërkombëtare.
Ky vendim vjen në kuadër të ashpërsimit të rregullave disiplinore nga FIFA dhe UEFA kundër çdo forme fyerjeje dhe diskriminimi në futboll, sidomos në rastet që përfshijnë figura të mëdha si Vinícius Júnior, i cili ka qenë disa herë objekt i incidenteve të ngjashme në karrierën e tij.
Prestianni tashmë rrezikon të humbasë ndeshje të rëndësishme në fillim të Botërorit, në varësi të përzgjedhjes së tij nga përfaqësuesja e Argjentinës. /Gazeta Express
The post Fyerjet raciste ndaj Viníciusit i kushtojnë Prestiannit me humbje të Botërorit appeared first on Gazeta Express.
