Ekonomia shqiptare vlerësohet të ketë një perspektivë të qëndrueshme përgjatë këtij viti pavarësisht rreziqeve që vijnë nga konflikti. kreu i financave dhe guvernatori i bankës së Shqipërisë morën pjesë në takimet e fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Ëashington ku u disktua mbi sfidat me të cilat pritet të përballet ekonomia globale.Perspektiva e qeverisë mbetet optimiste ndërsa pritet që ekonomia të rritet në rreth 4% gjatë këtij viti.
“Ekonomia parashikohet të rritet me 4 % në vitin 2026, në një kohë që papunësia ka zbritur në nivelin historik prej 8.3% në vitin 2025 dhe pagat mesatare janë rritur me 8.7%”, tha Malaj.
Sipas Guvernatorit Sejko pasiguritë në mjedisin e jashtëm lidhur me zhvillimet gjeopolitike dhe luhatjet në çmimet e energjisë, mbeten rreziqe të rëndësishme për ecurinë ekonomike
“Vendi ynë mbetet një ekonomi importuese e naftës, e cila përbën ende rreth 60% të konsumit tonë të energjisë. Prandaj, çmimet më të larta të naftës pritet të përkthehen në inflacion më të lartë dhe rritje më të ngadaltë”, u shpreh Sejko.
Përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së vlerësuan progresin e arritur nga Shqipëria në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe nënvizuan rëndësinë e vijimit të politikave të kujdesshme për të përballuar rreziqet e jashtme./