E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Rama udhëton për në Washington, merr pjesë në Expo AI 2026: Kosova po e zë vendin aty ku ndërtohet e ardhmja

Perparim Rama 2

Përparim Rama, kryetari i Prishtinës, ditën e nesërme në Washington, do marrë pjesë në një prej ‘’ngjarjeve më të mëdha botërore për inteligjencën artificiale dhe inovacionin “Expo AI 2026”’’, ku do ta prezantojë kryeqytetin.

Rama, ka thënë se kjo s’është vetëm një pjesëmarrje protokollare, porse, është dëshmi politike, kombëtare dhe historike se Kosova po zë vend aty ku ndërtohet e ardhmja e botës

‘’ Për dekada, Kosova është parë vetëm përmes luftës, krizave dhe sfidave politike. Nesër, para botës, Prishtina prezantohet ndryshe: si qytet i rinisë; si qendër e inovacionit;  si simbol i një shteti që nuk u dorëzua kurrë dhe që sot kërkon vendin e vet në epokën e inteligjencës artificiale’’, ka thënë Rama ndër tjerash në postimin e tij.

Postimi:

Nesër në Washington, në zemër të një prej ngjarjeve më të mëdha botërore për inteligjencën artificiale dhe inovacionin “Expo AI 2026”  do të prezantoj Kryeqyteti Prishtina. 🇽🇰🇺🇸🤖

Kjo nuk është thjesht një pjesëmarrje protokollare.

Kjo është një dëshmi politike, kombëtare dhe historike se Kosova po zë vend aty ku ndërtohet e ardhmja e botës. 🌍

Për dekada, Kosova është parë vetëm përmes luftës, krizave dhe sfidave politike. Nesër, para botës, Prishtina prezantohet ndryshe:

🏙️ si qytet i rinisë,

💡 si qendër e inovacionit,

🚀 si simbol i një shteti që nuk u dorëzua kurrë dhe që sot kërkon vendin e vet në epokën e inteligjencës artificiale.

Kjo është politikë në kuptimin më të madh të fjalës:

🤝 politikë e dinjitetit,

🌐 e përfaqësimit,

🦅 e afirmimit ndërkombëtar.

Ky prezantim është edhe përgjigje për ata që për vite të tëra kanë tentuar ta mbajnë Kosovën jashtë tavolinave ndërkombëtare. Sepse sot, Prishtina prezantohet para botës me identitet, me vizion dhe me ambicie. ✨

Washingtoni nesër nuk do të dëgjojë vetëm për një kryeqytet. Do të dëgjojë për një popull që nga rezistenca arriti te inovacioni. 🇽🇰

Nga mbijetesa te përfaqësimi global.

Nga historia e dhimbshme te ambicia për të qenë pjesë e botës së së ardhmes.

Shihemi nesër në Washington!

The post Rama udhëton për në Washington, merr pjesë në Expo AI 2026: Kosova po e zë vendin aty ku ndërtohet e ardhmja appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip