E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Vdekja e themeluesit të CNN, Trump: Më i madhi i të gjitha kohërave, pronarët e rinj e shkatërruan “bebën” e tij

Trump Ted Turner

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar lidhur me vdekjen e themeluesit të CNN’it, Ted Turner, duke e cilësuar atë si njërin ‘’nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave’’.

Trump, në postimin e tij ka thënë se Turner u trondit pas shitjes së CNN-it, pasi që pronarët e rinj e shkatërruan atë.

‘’Ted Turner, një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave, sapo vdiq. Ai themeloi CNN, e shiti atë dhe u trondit personalisht nga marrëveshja, sepse pronarët e rinj e morën CNN-in, “foshnjën” e tij, dhe e shkatërruan. Ajo u bë “woke” dhe gjithçka që ai nuk përfaqësonte. Ndoshta blerësit e rinj, njerëz të mrekullueshëm, do të jenë në gjendje ta rikthejnë në besueshmërinë dhe lavdinë e mëparshme. Megjithatë, ai ishte një nga më të mëdhenjtë në historinë e transmetimit dhe një mik i imi. Sa herë që kisha nevojë për të, ai ishte aty, gjithmonë i gatshëm të luftonte për një kauzë të mirë! Presidenti DONALD J. TRUMP’’, ka shkruar ai.

690664605 122174685182723345 688924019480657362 N 1000x587

The post Vdekja e themeluesit të CNN, Trump: Më i madhi i të gjitha kohërave, pronarët e rinj e shkatërruan “bebën” e tij appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip