Konflikti në Lindjen e Mesme do të ngadalësojë ecurinë ekonomike në vend.
Guvernatori Gent Sejko tha se shtrenjtimi i naftës dhe i energjisë në tregjet botërore do të shkaktojë një rritje të inflacionit mbi objektiv gjatë vitit 2026.
Sipas kreut të Bankës Qendrore ndikimi i luftës në ekonomi do të varet dukshëm nga kohëzgjatja dhe intensiteti i konfliktit
Këshilli Mbikëqyrës la të pandryshuar normën bazë të interesit ndërsa theksoi se do të monitorojë me kujdes zhvillimet.
Ekonomia shqiptare ka pasur ecuri pozitive gjatë 3 mujorit të parë të vitit 2026 e nxitur nga turizmi, eksportet dhe investimet.
