
Banorë të lagjes ku ndodhi tragjedia e të dielës ku dy të mitur humbën jetën dhe një tjetër mbeti i lënduar rëndë, por edhe qytetarë të Durrësit kanë dalë në një marshim-protestë, e cila ka nisur nga stadiumi “Niko Dovana” drejt policisë së qytetit e më pas drejt bashkisë.
Të indinjuar, qytetarët bëjnë përgjegjës shtetin që nuk ka marrë masat e duhura që në fillim për Nikoll Radaçin.
Një banor, deklaroi se nëse policia do e arrestonte dhe nuk do ta lironte, tragjedia me dy të mitur nuk do të ndodhte asnjë herë.
Sipas tij, 57-vjeçari i alkoolizuar në timon e qunate veten “bisha e rrugës”.
“Këta dy ëngjëj ikën e nuk kthehen më. Banorët kanë bërë kërkesa në polici, e kapin dhe e lirojnë. Ai e ka quajtur veten si bisha e rrugës, por shteti është fajtor për këtë. Nuk ka ligje të mjaftueshme. Gjykata e prokuroria ti shikojnë mirë ligjet ose të propozojnë ligje të tjera”
