E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

U pezullua pas aksidentit tragjik në Durrës, Afrim Tafa shkarkohet si drejtor i Policisë së Durrësit

1778088281 Afrimtafa 1 709x400

Afrim Tafa është shkarkuar nga detyra si drejtor i Policisë së Durrësit dhe është emëruar si shef sektori pranë Interpolit, detyrë që e ka mbajtur edhe më herët para se të merrte drejtimin e policisë në këtë qark.

Fillimisht, Tafa u pezullua nga detyra së bashku me dy zyrtarë të tjerë të Policisë së Durrësit, pas aksidentit tragjik të ndodhur në zonën e ish-Kënetës.

Ngjarja e rëndë i mori jetën dy fëmijëve të mitur dhe la të plagosur një tjetër, duke ngritur shqetësime të forta mbi reagimin dhe veprimet e strukturave policore pas denoncimeve të banorëve të zonës.

InfoShqip