Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Sokol Kondi u shpreh se Irani është goditur dy herë në momente kur ka qenë në tryezat diplomatike, duke theksuar se skepticizmi ndaj armëpushimit mbetet i justifikuar.
Sipas tij, nëse plani i ri i paqes dështon, Trump mund të ndërmarrë një veprim simbolik ushtarak për të shpallur fitore, ndërsa paralajmëroi edhe për përqendrim të shtuar trupash në Gjirin Persik.
“Irani është goditur dy herë kur ka qenë në tryezat diplomatike dhe skepticizmi është i drejtë. Lufta është bërë dy herë dhe nuk përjashtohet të ketë edhe herë të tjera, ndaj armëpushimi është i brishtë.
Nëse plani i ri i paqes dështon, Trump do tentojë një goditje makiazhi si ajo e luftës së 12 ditëve për të shpallur fitoren dhe për të shkuar në Kinë. Qoftë një sulm në disa ishuj të Iranit, nëse kontribuon për paqen finale dhe hapjen e Hormuzit, do të ishte i mirëpritur pavarësisht si arrihet. Sot në Teheran po këndohej fitorja pasi Trump pezulloi përkohësisht bllokadën. Trump tha se nëse nuk e pranojnë paktin, do të kenë sulm më të ashpër.
Në Gjirin Persik, ekspertët në Iran dhe analistë perëndimorë kanë informacione që ka një përqendrim të shtuar trupash për ndërhyrje tokësore.” / abcnews.al /
