E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

“Izraeli nuk bën kompromise”, Shala: Mund të sulmojë për vetëmbrojtje edhe në rast armëpushimi

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Xhavit Shala u shpreh se në momentin kur u fol për armëpushim, Izraeli goditi Libanin për të treguar se nuk mund të ketë paqe pa përfshirjen e tij. Sipas tij, procesi i paqes me Hezbollah është i ndarë, ndërsa Irani pritet të kërkojë përfshirjen e Izraelit në marrëveshje për të ndalur konfliktet në disa fronte.

Shala theksoi se Izraeli mund të jetë pjesë e një armëpushimi, por nuk bën kompromis për të drejtën e vetëmbrojtjes, edhe në kushte të tilla si rasti me Libanin.

“Që në momentin kur u fol për armëpushim, Izraeli goditi Libanin për të thënë që s’mund të ketë paqe pa Izraelin. Procesi i paqes me Hezbollah është më vete, nuk ka lidhje me memorandumin e komunikimit.

 Iranianët do të kërkojnë përfshirjen e Izraelit në marrëveshje, që të ndërpresë luftën në frontet që ka nisur. Izraeli mund të përfshihet në paqe, por nuk bën asnjë kompromis për të drejtën e tij për vetëmbrojtje, edhe në kushte armëpushimi siç është rasti me Libanin.”  / abcnews.al /

InfoShqip