Në QSUT u paraqitën ditën e djeshme rreth 56 studentë të Akademisë të Sigurisë, pas konsumimit të drekës. Ata janë paraqitur me simptomat e helmimit, me dhimbje barku dhe të vjella, 15 prej tyre janë shtruar në pavion pasi kishin simptoma më të rëndë.
Disa të tjerë kanë kaluar natën në ambientet e spitalit, për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë që këtë të mëngjes, 7 maj, në QSUT nuk ka asnjë student në spital, pasi ndodhin në gjendje të mirë shëndetësore.
