E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Bebe Rexha shkëlqen me paraqitjen e radhës në New York City, ndërsa hiti i saj i ri “New Religion” vazhdon të kryesojë top-listën e Billboard

Image

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është shfaqur sërish në qendër të vëmendjes me një paraqitje të veçantë në New York.

Artistja u fotografua teksa vizitoi SiriusXM Studios më 6 maj 2026, ku u pa me një stil që kombinonte glam-in e saj të njohur me elemente “western” dhe rock.

Në fotografitë e publikuara, Bebe shfaqet me flokë biondë të prerë shkurt dhe me syze të mëdha dielli me nuanca të errëta, ndërsa veshja e saj bie menjëherë në sy: një korsetë me motive të theksuara e kombinuar me një sytjena të zezë me dantellë, pantallona të errëta dhe një rrip masiv me detaje metalike, që i jep pamjes një karakter të fortë dhe shumë “statement”.

Image Bebe Rexha (Foto: Roy Rochlin/Getty Images)

Në disa nga imazhet, ajo e ka kompletuar dukjen edhe me një pallto me jakë me gëzof, duke e bërë kombinimin më dramatik dhe më të përshtatshëm për stilin urban të New York-ut.

Paraqitjet e shpeshta mediale të Bebe Rexhës nuk janë rastësi, pasi ajo është shumë e angazhuar së fundmi në promovimin e albumit të saj të ri, “Dirty Blonde”.

Image Bebe Rexha (Foto: Roy Rochlin/Getty Images)

Ky projekt, i cili është albumi i katërt në karrierën e saj, pritet të publikohet i plotë më 12 qershor, ndërsa deri më tani janë publikuar disa këngë nga ky material.

“New Religion” po konsiderohet kënga hit e albumit dhe i ka sjellë artistes një sukses të rëndësishëm, pasi e ka renditur atë në vendin e parë në listën Dance/Electronic të Billboard-it. Ky është sinjal i qartë se Rexha po e shënon një rikthim të fuqishëm në skenë, në një fazë të re të karrierës së saj.

Image Bebe Rexha (Foto: Roy Rochlin/Getty Images)

Njëkohësisht, ky kapitull vjen edhe si një hap i madh profesional për këngëtaren, e cila tani po vepron si artiste e pavarur në industrinë e muzikës, pas një bashkëpunimi 12-vjeçar me Warner Music. Për fansat, “Dirty Blonde” shihet si një projekt që jo vetëm e rikthen Bebe Rexhën në formë të plotë, por edhe e shfaq atë më të lirë artistikisht se kurrë më parë. /Telegrafi/

Image Bebe Rexha (Foto: Roy Rochlin/Getty Images)

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

InfoShqip