E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Hapet niveli parafillor në IP “Filizat” në Kamenicë, shpallet konkursi për vitin shkollor 2026/2027

Image

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Kamenicës ka shpallur konkursin për regjistrimin e fëmijëve në nivelin parafillor (klasa përgatitore) në Institucionin Parashkollor “Filizat”, për vitin shkollor 2026/2027.

Sipas njoftimit, ky vendim shënon zgjerimin e shërbimeve edukative në IP “Filizat”, duke u ofruar fëmijëve të grupmoshës 5–6 vjeç mundësinë që të ndjekin edhe nivelin parafillor, me synim përgatitjen sa më të mirë për fillimin e arsimit fillor.

Në konkurs thuhet se afati për aplikim është nga 8 maj 2026 deri më 8 qershor 2026, ndërsa aplikimi dhe dorëzimi i dokumentacionit bëhet në ambientet e IP “Filizat” në Kamenicë.

Drejtori i Arsimit, Selami Klaiqi, ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm, duke vlerësuar se krijimi i kushteve më të mira në këtë fazë ndikon në zhvillimin e tyre edukativo-arsimor. /Telegrafi/

InfoShqip