E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

“Metamorfoza”/ Angjelini “rrëzon” dëshminë e Jozi Krajës për vrasjen e Gjin Ndojit

Në vijim të procesit gjyqësor në GJKKO, për dosjen Metamorfoza, ka dëshmuar para trupit gjykues Angjelin Bushpepa. Ai ka dëshmuar mbi vrasjen e Gjin Ndojit, me të cilin është i afërt.

“Kam biznes shes rroba plazhi, kam shezlonge në Shëngjin. Në 2020 kam ushtruar aktivitetin në Shëngjin. Gjin Ndoj (Boriçi) e kam njohur, e kam takuar në plazh.

Kemi pirë kafe bashkë, jemi takuar një javë përpara se të vritej në 2020. Ditën e ngjarjes kam qenë deri në darkë me të, të nësermën mora vesh që ishte vrarë. Pimë kafe atë natë se kishte ditëlindjen, ka qenë ora rreth 21.00-22.00.

Iku pastaj, unë ndjenja në dyqan. Nuk e di se cfarë i ndodhi, e pashë të nesëmeen në televizor. Kishte marrë një shtëpi me qira aty që të bënte plazh. Më kane ardhur pas dy ditësh, më mori policia e Shkodrës më shoqëroi dhe dhash deklarime si dhe ku u njoha me të.

Jozin, vëllain e tij e kam njohur përpara vrasjes. Jozin e kam takuar në Shëngjin, vinin e takonin Arben Ndoka dhe njerezit e tij. Jemi takuar 7 ditë ose diccka më shumë përpara vrasjes. Me Jozin dhe viktimën jemi takuar të tre bashkë. Kemi folur, kemi diskutuar.

Më duket se atyre i kishin vrarë babanë dhe vëllain atyre. Ata bashkëfshatarët mos gaboj. Kur kam pirë kafe me to rrinim lirshëm. Ata nuk dilnin lirshëm si unë. Edhe këta kishin bërë vrasje. Jozi dhe Gjini nuk shkonin shumë mirë bashkë. Arben Ndoka ka qenë kumbar i tyre, i ka prerë flokët fëmijëve.

Bushpepa: Për herë të fundit jemi parë në orën 22-00. Ai iku në shtëpi, unë u futa në dyqan, e mbylla dhe pastaj u largova. Ka qenë verë, sezon plazhi. Unë e kam parë vetëm Gjinin. Me Gjinin komunikonim në telefon. Ai konsumonte duhan. Njësoj i kisha të dy vëllezërit, marrëdhënien e kisha të njëjtë me te dy. Kur vdiq Gjini kisha më afër Jozin pastaj. Të dy vëllezërit më kanë thëne që atyre i kanë vrarë babanë dhe vëllanë. Ditë përpara ngjarjes, ata nuk shprehën ndonjë shqetësim për fatkeqësitë që i kishin ndodhur. Jozi ka qenë i burgosur në Shqipëri edhe jashtë. Kur është vrarë vëllai ka qenë në burg jashtë. Kemi diskutuar me Jozin se kush e vrau Gjinin. Ai dyshime ka patur plot.” tha ai.

LEXO EDHE: “Metamorfoza”/ Jozi Kraja dëshmon në GJKKO për vrasjen e Gjin Ndojit

InfoShqip