
Serketari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe Papa Leo diskutuan për “situatën në Lindjen e Mesme” dhe tema me interes të përbashkët në Hemisferën Perëndimore, sipas një përmbledhjeje të shkurtër të takimit të tyre sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit, raporton CNN.
“Takimi theksoi marrëdhënien e fortë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Selisë së Shenjtë, si dhe përkushtimin e tyre të përbashkët për promovimin e paqes dhe dinjitetit njerëzor”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Rubio qëndroi brenda Pallatit Apostolik për më shumë se dy orë, sipas grupit të gazetarëve në terren. Nuk është e qartë sa zgjati takimi i tij me Papën; vizita pritej të përfshinte gjithashtu një takim me zyrtarë të tjerë të Vatikanit.
Takimi i së enjtes erdhi pas një periudhe tensionesh historike mes Washingtonit dhe Vatikanit, me Presidentin amerikan Donald Trump që kishte sulmuar vazhdimisht Papën me origjinë amerikane për kundërshtimin e tij ndaj luftës me Iranin.
Rubio tha para takimit se planifikonte të diskutonte edhe për Kubën me Papën. Administrata Trump ka shpërndarë miliona në ndihmë humanitare në ishull përmes Kishës Katolike.
The post Rubio dhe Papa Leo diskutuan për “situatën në Lindjen e Mesme”, thotë Departamenti amerikan i Shtetit appeared first on Gazeta Express.
